E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Serbia me 24 pacientë nga COVID-19/ Kosova dhe Mali i Zi ende të pastër

Në Serbi numri I të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 24. Qeveria ka ndaluar takimet publike dhe masat e rritura të higjenës po zbatohen në shkolla, kopshte dhe transportin publik.

Ndersa në Maqedonine e Veriut dy nga 12 personat e testuar për korona virus kanë rezultuar pozitiv, duke bërë që numri i të prekurve te arrijë në 9 .

Dy personat na fjalë janë fqinjët e çiftit nga Dibra që pak ditë më parë rezultuan të prekur nga ky virus. Mali i Zi dhe Kosova mbeten aktualisht dy vendet e vetme në Ballkan të paprekura nga koronavirusi.

Nga ana tjeter ne Greqi numri i te prekurve ka shkuar ne 117 ndersa eshte shenuar edhe viktima e pare, nje shtetas 66 vjec nga Patra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë