E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Serbi Milorad Mazic do të gjykojë finalen e Champions, Real Madrid-Liverpool

Gjyqtari serb Milorad Mazic, do të vendosë drejtësi në finalen e UEFA Champions League, mes Real Madrid dhe Liverpul, ne 26 maj.

 

Komiteti i gjyqtareve pranë UEFA-s bëri publik vendimin në lidhje me grupin e arbitrave, të cilët do të gjykojnë duelin më të rëndësishëm të sezonit në futbollin europian të klubeve që këtë here do të luhet ne stadiumin olimpik të Kievit.

 

Reklamë

Milorad Mazic 45 vjeç, mban stemën e FIFA-s që nga viti 2009. Këtë sezon ai ka gjykuar 4 ndeshje ne UEFA Champions League. Vitin e kaluar ai drejtoi finalen e kupës së konfederatave ndërsa në 2016 ishte arbitri që gjykoi superkupën e Europës mes Real Madrid dhe Sevilles.

 

Të gjithë asistentet e Mazic do të jenë serbë me përjashtim të gjyqtarit të katërt që do të jetë francez.

Vazhdo të lexosh

Reklamë