Ky është momenti kur flamuri shqiptar përdhoset gjatë një proteste në Beograd.  Pamjet tregojnë se flamuri kuq e zi hiqet nga një shtyllë dhe hidhet në tokë nga protestues, të cilët ishin mbledhur në kryeqytetin serb për të protestuar kundër paradës LGBT.

 

Flamuri shqiptar ishte vendosur në prag të vizitës së kryeministrit Edi  Rama në 1 shtator  në Beograd  në një panair,  i cili zhvillohet  në kuadër të “Open Balkan”.

 

Mijëra qytetarë serb ishin mbledhur për të protestuar pro familjes. Protesta ishte iniciuar nga krerët e kishës ortodokse serbe ,nën sloganin “Shpëtoni fëmijët dhe familjet tona”. Me këtë thirrje, mijëra besimtarë dhe kundërshtarë të djathtë të paradës së komunitetit LGBT.

 

Por gjatë marshimit serbet gjithashtu treguan mbështetje pro Moskës duke valëvitur flamujt rus .

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç lajmëroi se parada e komunitetit LGBT, e cila ishte programuar të  zhvillohej me 17 shtator mund të anulohej, pasi sipas tij  vendi kishte sfida më të mëdha përpara, duke përmendur situatën me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *