E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Serbët në rrugë kundër izolimit, shkatërrim e zjarr në Beograd: “Vuçiç tradhtar”

Revolta e qytetarëve serbë kundër masave të reja te izolimit nga pandemia, ka shpërthyer edhe më masivisht në natën e dytë të protestave të cilat u shpërndanë në shumë qytete të tjera të vendit. 

Në Beograd, Novi Sad, Nish e Kragujevc pati përleshje të pashembullta me forcat e policisë. Përveç gazit lotsjellës, autoritetet nuk e përmbajtën dhunën ndaj demonstruesve.

Reklamë

Grupe të të drejtave të njeriut denoncuan brutalitetin e policisë duke e krahasuar me sjellje huliganësh.

Rrugët e kryeqytetit i ngjanin skenës së një lufte në orët e vona të së mërkurës. Demonstruesit dogjën koshat e plehrave, thyen xhamat në ndërtesën e parlamentit, si dhe gjuajtën me fishekzjarrë, gurë, hunj e mjete të tjera të forta ndaj forcave speciale të sigurisë.

Në mesin e protestuesve të cilët u mbështetën nga partitë opozitare, u dëgjuan edhe thirrjet “Tradhtar”.

Në një konferencë për shtyp, presidenti Alexandër Vuçiç i komentoi ato si zëra që duan të prishin përpjekjet për dialogun me Kosoven.

Vazhdo të lexosh

Reklamë