E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Serbët fitojnë shumicën në Bosnjë

Millorad Dodik, nacionalisti i serbëve të Bosnjës ka fituar me 56 perqind te votave ne shtetin me presidence trepalëshe. I njohur për lidhjet e tijtë ngushta me Rusinë, Dodik tha se “prioriteti i tij i parë do të jetë fuqizimi i popullit serb dhe Republikës Serbe”.

 

Ndërsa partia kryesore e myslimanëve boshnjakë “SDA”, ka thënë se kandidati i saj, Sefik Gjaferoviq, do të përfaqësojë këtë subjekt në presidencë me 40 përqind të votave.

 

Reklamë

Ndryshim nuk kishte për votuesit kroate, ku Zheljko Komsiq është kthyer sërish në karrigen presidenciale. Megjithatë rezultatet përfundimtare pritet të bëhen publike pasditen e kësaj të hëne. Bosnje e Hercegovina është e ndarë në tre etni. Përveç zgjedhjes së liderëve në presidencë, votuesit kanë zgjedhur më 7 tetor edhe ligjvënësit.

 

Votimet e së dielës u cilësuan të rëndësishme pasi do te përcaktohet nëse shtetit do të ndjekë rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE apo do te shkoje ne kahun e kundërt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë