E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Senati voton pro, Brett Kavanaugh konfirmohet në Gjykatën e Lartë

Pas akuzave për sulme seksuale dhe protestave ne mbarë Amerikën, senati amerikan votoi 50 me 48 vota pro zgjedhjes së gjykatësit Brett Kavanaugh në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

 

Ai fitoi mbështetjen e senatorëve, pavarësisht hetimit të FBI pasi një pedagoge e akuzoi për sulm seksual, pretendim te cili Kavanaugh e mohoi kategorikisht.

 

Reklamë

Megjithatë konfirmimi i Kavanaugh është cilësuar si historik nga nënpresidenti amerikan Mike Pence, i cili tha se “ishte një dite e rëndësishme derisa shumica votoi për të dërguar një zë të ri në Gjykatën e Lartë, i cili do të mbështesë vizionin e përjetshëm të themeluesve të Amerikës.

 

Emërimi i Brett Kavanaugh, me propozim të presidentit amerikan Donald Trump, ndryshoi balancat në Gjykatën e Lartë amerikane në favor të konservatorëve, gjykatë e cila ka fjalën e fundit për një numër çështjesh, që nga aborti e deri te kontrolli i armëve. Pozicioni i Kavanaugh në panelin prej 9 anëtarësh është i përjetshëm.

 

Para votimit, qindra njerëz protestuan kundër emërimit të tij në Uashington.

 

Gjykata e Lartë është një institucion me rëndësi të madhe kombëtare pasi merr vendime në interpretim të kushtetutës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë