Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet...

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër,...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë...

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

Senati amerikan miraton masën për rritjen e tavanit të borxhit

8 Tetor 08:33

Me 50 vota pro dhe 48 kundër, Senati miratoi të ejten masën për rritjen e tavanit të borxhit, duke shmangur pamundësinë e qeverisë federale për të paguar detyrimet e saj financiare, që ekspertët thonë se do të shkatërronte ekonominë.

Votimi në Senat pasoi një marrëveshje mes republikanëve dhe demokratëve, të arritur më herë të enjten, për të zgjatur autoritetin e qeverisë për të marrë hua deri në dhjetor.

Me arritjen e kësaj marrëveshje dhe miratimin e saj në Senat, udhëheqësit republikanë dhe demokratë u tërhoqën nga një përplasje e rrezikshme mbi rritjen e tavanit të borxhit. Senatorët demokratë e pranuan një ofertë nga udhëheqësi i pakicës republikane, Mitch McConnell.

Zoti McConnell e dorëzoi ofertën e republikanëve të mërkuren, pak para se anëtarët e partisë së tij të bënin përgatitjet për të bllokuar legjislacionin afatgjatë për heqjen e kufirit të huamarrjes. Presidenti Joe Biden dhe drejtuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me situatën që do të mund të shkaktonte mosmiratimi i masës për rritjen e tavanit të borxhit, një veprim që do ta bënte të pamundur për qeverinë që të paguante detyrimet e saj financiare, përfshirë pagat e miliona njerëzve. Ata kishin frikë se kjo do ta çonte vendin në një recesion ekonomik.

Shtëpia e Bardhë sinjalizoi mbështetjen e presidentit për marrëveshjen përmes një deklarate të lëshuar nga zëvëndës-zëdhënësja Karine Jean-Pierre, e cila thoshte se Presidenti do ta nënshkruante projektligjin për rritjen e tavanit të borxhit, nëse ai do të miratohej nga Kongresi. Pas miratimit në Senat, masa për rritjen e tavanit të borxhit duhet të marrë miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe nënshkrimin e Presidentit Biden për t’u bërë ligj.

Kjo i hap rrugën një beteje tjetër në dhjetor, kur kongresi do të përballet me afatin për të miratuar shpenzimet për qeverinë dhe atë të rritjes së sërishme të tavanit të borxhit. Autoriteti i tanishëm i qeverisë federale për të marrë hua skadon më 18 tetor./VOA

Posted Under:
Aktualitet Bota Ekonomi
Tagged:
Borxh Rritje Senati Amerikan

Nga e njëjta kategori

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në gjendje të rëndë, kishte ardhura nga Italia për dasmën e mbesës

më shumë...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i njohur, po lëvizte me varkë bashkë me familjen

më shumë...

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen miliarda lekë për dëmin mjedisor, sistemimin e tokës dhe për fidanët e rinj

më shumë...

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët: Zjarri “vret” tokën, bimësinë dhe pemët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

11:36

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët:...

11:11

Policia arreston dy vëllezërit në Korçë, u...

11:00

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë...

10:35

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Shkopet, zjarrfikësit...

10:17

Situata e zjarreve, 4 vatra mbeten ende...

10:11

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski,...

9:45

Italiani vodhi Audi Q5, reagon policia: Një...

9:07

Pronari lë ndezur makinën dhe zbret, italiani...

8:52

Të shtëna me armë gjatë një feste...

8:44

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave,...

8:38

Çfarë do të thotë sipas psikologjisë të...

8:21

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë,...

8:18

Tërmet gjatë mesnatës në jug të vendit,...

8:17

Dashuria dhe paratë, horoskopi për ditën e...

8:05

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit...

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.