Të rinjtë po goditen gjithashtu nga sëmundja misterioze Kawasaki. Deri tani ishte raportuar vetëm për fëmijë të prekur, por mjekët paralajmërojnë për një rrezik edhe tek të rinjtë.

Të paktën gjashtë persona në të 20-at e tyre janë duke u trajtuar me këtë sëmundje në Kaliforni dhe New York.

Disa studiues kanë sugjeruar se koronavirusi mund të shkaktojë sëmundjen Kawasaki.

Ata që vuajnë nga ajo zakonisht pësojnë shok toksik, përfshirë ethe, skuqje, gjendra të fryra dhe në raste më të rënda, inflamacion të zemrës.

Dr Lighter tha se tek adoleshentët dhe të rinjtë goditet më shumë zemra dhe disa organe të tjera.

Dhe Dr Jane Burns tha se ka frikë se mund të diangostikojnë edhe të rritur me këtë sëmundje.

Më shumë se 20 shtete kanë regjistruar deri më tani raste, me numrin e përgjithshëm që vlerësohet të jetë disa qindra, sipas mediave të huaja.

Vetëm në Neë York ka 147 fëmijë me Kawasaki.

Organizata Botërore e Shëndetit kohët e fundit dha një përkufizim paraprak të sindromës, për të cilën tha se ishte bërë më e shpeshtë gjatë pandemisë aktuale, por gjithashtu është shfaqur tek fëmijët që nuk rezultuan pozitivë me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *