Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se “Unaza e Re” është një aferë korruptive që i jep 18 milionë euro një kompanie guaskë, me pronarë të panjohur.
Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Zhupa deklaroi se tenderi në total 40 milionë euro ka fitues të paracaktuar, me garë fiktive.
Sipas Zhupës, skandali I I aferës tek Unaza e Re po thellohet çdo ditë e më shumë.
“Janë 40 milionë euro të shpërndarë praktikisht pa garë tek tre kompani, të cilat janë shpallur fituese, sepse pjesëmarrësja e dytë në tender, nuk ka dhënë asnjë ofertë. Kompania “Vëllezërit Hysa” është përdorur për të mashtruar ligjin dhe për të nxjerrë fituese kompanitë e paracaktuara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Skandali i aferës tek Unaza e Re thellohet edhe më shumë nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh. Ky konsorcium ka fituar pjesën e luanit në tender, 8 milionë euro.”
Zhupa tha se banoret tek Unaza e Re, të cilëve Rama dhe Veliaj u kanë marrë paratë dhe votën për legalizim, duhet të dëmshpërblehen pa vonesë.
“Edi Rama dhe Rrion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë, duke grabitur me maskën e parajsës fiskale, 18 milionë euro të taksave të shqiptarëve. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.”