E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Selfie vdekjeprurëse, gruaja bie nga kati i 27 në Panama/VIDEO

Një selfie nga kati i 27 ka përfunduar në një tragjedi për një të re në Panama.

 

Reklamë

Në momentin që ajo ka qenë duke bërë pozën, ka humbur ekuilibrin nga era dhe u rrëzua  27 kate më poshtë. Viktima është një vajzë portugeze. Incidenti, i filmuar në një video dhe që ka bërë xhiron e botës në rrjetet  sociale, ndodhi në lagjen rezidenciale të Cangrejo.

 

Reklamë

Tragjedia u konfirmua nga shërbimet e sigurisë panameze, të cilët në një mesazh në tuiter kanë shkruar: “Mos rrezikoni jetën tuaj për një selfie, është më e rëndësishme të humbni një minutë në jetën tuaj sesa të humbni jetën tuaj në një minutë”. Ndërkohë në lidhje me viktimën nuk dihet informacion tjetër vetëm se quhej Sandra.

 

Një studim i kohëve të fundit nga Instituti i Shkencave Mjekësore Indiane në Nju Delhi ka zbuluar se 259 persona kanë humbur jetën në përpjekjen për të bërë një selfie që nga tetori 2011 dhe nëntori 2017.

https://www.youtube.com/watch?v=TPFvPkf78iI

Vazhdo të lexosh

Reklamë