E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Selami: Partia Demokratike, monopol i Bashës

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka sulmuar Lulzim Bashën, duke thënë se e ktheu me kohë Partinë Demokratike në një monopol, duke vendosur për gjithçka vetë.

 

Në takimin me anëtarësinë e Bulqizës, ai tha se për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, Basha ndoqi rrugën e paraardhësit Berisha, pa konsultat e nevojshme.

 

Reklamë

Selami premtoi se duke qenë ai kryetar i PD, kjo e fundit do të ringrihet fuqishëm dhe të gjitha vendimet do të merrem pas këshillimit me bazën.

 

Votimet për kryetarin e PD-së do të zhvillohen më 22 Korrik, ku përmes parimit “një anëtar, një votë”, anëtarësia do të votojë për kreun e ri me një mandat 4-vjeçar.

Më shumë video

Reklamë