E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Selami: Do vendos demokracinë e brendshme në PD

Ish-kryetari i Partisë Demokratike deri ne vitin 1995 Eduard Selami është rikthyer ne strukturat e PD per t’u kërkuar besimin qe te drejtoje edhe njëherë partine me te madhe te se djathtës. Gjate nje takimi me demokratet e Lezhës, Selami ka theksuar se humbja e 25 qershorit nuk duhet kërkuar vetem ne strategjinë e PD ne javët apo muajt e fundit, por me thelle. Sipas tij problem kryesor i PD sot është mungesa e demokracisë se brendshme.

 

Bashke me premtimin per vendosjen e meritokracise, Selami ka premtuar hapjen e partisë.

 

Selami eshte përballuar me pyetjet e demokrateve te Lezhës, qe kane lidhje me qëndrimin e tij ne SHBA, vizionin apo rolin e tij ne ketë fushate elektorale.

 

Eduard Selami ka rreth 2 jave kohe per te bindur demokratet qe te votojnë vizionin e tij per Partine Demokratike te 4 viteve te ardhshme.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video