E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohet pallati 9-katësh me papafingo tek Shkëmbi i Kavajës

Tjetër pasuri e sekuestruar këtë të shtunë nga Policia e Durrësit. Me urdhër të një prokurori në organin e akuzës në Durrës është ekzekutuar vendimi i dhënë nga Gjykata e Durrësit për të vendosur në sekuestro preventive një pallat 9-katësh.

Reklamë

Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut dhe kishte papafingo dhe një kat nën tokë. Po ashtu është urdhëruar edhe pezullimi i punimeve në pallat.

Aksioni ndërmor pas hetimeve të kryera për ish-kryetarin e komunës Rrashbull që akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Më herët po gjatë ditës së sotme nga Policia e Durrësit u sekuestruan edhe dy milionë euro pasuri të vëna nga droga dhe prostitucioni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë