E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sekuestrohet drogë në Tiranë, 3 të arrestuar

 

Policia e Tiranës sekuestroi 50 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa vuri ne pranga 3 persona. Operacioni i koduar “Kalaja”, u finalizua me arrestimin e Blerim e Dritan Muratit dhe Bashkim Memas.

 

Ata u kapen gjatë momentit të shkëmbimit të drogës në rrugën e vjetër Vorë-Rinas.

Reklamë

 

Sipas policisë, këta persona ne bashkëpunim me njeri tjetrin shpërndarin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

 

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me Cannabis.

 

Policia sekuestroi 2 automjete Mercedes Benz dhe 3 aparate celularë.

 

Ndërkohe uniformat blu ne Tirane sekuestruan edhe 434 bimë kanabis, ndërsa vuri në pranga një 54 vjeçar. Aqif Kryeziu u arrestua në flagrancë, pasi ndodhej në parcelën ku ishte kultivuar kanabisi në afërsi të fshatit Urë. Aksioni hetuesit dyshojnë se ka edhe te tjerë persona të përfshirë në kultivimin e drogës.

 

Më shumë video

Reklamë