Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 29 kg kokainë me vlerë 1.5 milionë euro. Lënda narkotike është sekuestruar në një kamion frigoriferik, brenda një valixheje. Droga ishte trafikuar nga Holanda për në Greqi, ndërsa u sekuestruar në portin e Patras. Dy shoferë janë arrestuar nga policia. Sipas mediave greke, ata punonin për llogari të tre shqiptarëve, njëri prej të cilëve i njohur me emrin Fabio, për të cilin po punohet për arrestimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *