E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sekuestrohen pronat e trafikantëve; bllokohen lokale, shuma parash dhe makinat e Gëzim Çelës

SPAK ka sekuestruar 11 pasuritë e 3 trafikantëve:  Gëzim Çela, Nderim Çela dhe të Arlind Ismailukajt, të cilët u zbuluan në sajë të operacionit të koduar ‘Flakë në det’.

 

Mes pasurive të bllokuara, rezulton edhe restoranti ‘Royal Blue’ në zonën e Luginës së Patokut, në pronësi të nipit të Gëzim Çelës.

 

Reklamë

Vendi në cilin pasi kryhej shkëmbimi i drogës në det të hapur, shërbente si depo e lëndës narkotike. Po ashtu janë sekuestruar 45 mijë euro, 2.5 mln lekë, 4 gomone si dhe 4 makina luksoze.

 

Vetëm dy ditë më parë drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur detaje në lidhje me këtë operacion, në fazën e dytë të tij.

 

Si rezultat u arrestua shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj ndërsa u shpall në kërkim Arben Dalipaj, Roland Guza dhe Gëzim Cela i njohur si “baroni i drogës”.

 

 

Më shumë video

Reklamë