Policia ka sekuestruar një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh.

 

Në sajë të operacionit të koduar “Ndjekja”, kanë përfudnuar në prangat e policisë Fatmir Bishanaku, 49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan Shkodër.

 

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja E. P,  32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. Ndër të tjera policia sqaron se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale,  4249 000 lekë të vjetra, 400 euro, automjet i markës “Mercedez Benz”, 4100 paketa dhe 2 aparate celular.

 

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm në fushën e Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *