Policia Kufitare në Morinë ka sekuestruar rreth 16 mijë euro si dhe 1 mijë dollarë të padeklaruara. Mësohet se paratë posedoheshin nga një 29-vjeçar, i cili ka tentuar t’i fusë paratë ilegalisht në territorin tonë.

 

“Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat shtetasi Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi”, njofton policia.

 

Ndaj 29-vjeçarit ka nisur procedim penal, ndërsa akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *