E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohen makinat e vjedhura

Pesë persona janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë vjedhur 7 automjete në vendet e Bashkimit Europian. Grupi i grabitësve, pasi vidhte makinat luksoze jashtë vendit, i ndryshonte numrin e shasisë dhe dokumentacionin përkatës, e më pas i regjistronte në Drejtorinë e Doganës ne Tiranë.

 

Gjate operacionit u sekuestruan disa automjete te shtrenjta te markave me te njohura. Grupi, përveç automjevete, kishte mundur te dërgonte ne Shqipëri edhe motorë sportive. Ato ishin vjedhur ne vendet e BE, ne  Itali, Greqi dhe Rumani.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë