E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare në Durrës, një i arrestuar

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor “Full Scan” dhe ka vënë në pranga një person. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.

Reklamë

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori.

Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Reklamë

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë