Kronikë
Sekuestrohen 60.8 kg kanabis, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 60.8 kg kanabis dhe ka vënë në pranga një 44-vjeçar.
”Street” çoi në pranga shtetasin A.Nguli, nga Librazhdi, banues në Sarandë.
Reklamë
Sipas policisë arrestimi i tij u realizua në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, Sarandë, u kap në flagrancë duke udhëtuar me mjetin tip ”KIA”, në të cilin po transportonte 60.8 kg lëndë narkotike kanabisi.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




