E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri, dyshohet se vinin nga krimi

Një shumë prej 543 452 eurosh pasuri është sekuestruar nga Policia e Vlorë, pasi dyshohet se ishin përfituar nga pastrimi i parave.

 

Prokurorisë së Vlorës, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri, konkretisht,  2 apartamente banimi në Vlorë, 2 llogari bankare dhe 1 automjet Volksëagen, vlera e të cilave kap shifrën rreth 543 452 euro.

 

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B. Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë