E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sekuestrohen 1.9 ton kanabis në Berat

Këto janë pamjet e 1.9 tone droge te kapur gjatë operacionit të koduar “Bogova” ne fshatin Përparim te Poliçanit.

 

E shpërndare ne disa banesa droga ishte futur ne thasë dhe bere gati për transport. Në shtëpinë e parë në pronësi të Islam Zylyftarit policia gjeti dhe një kamion të ngarkuar me 820 kilogramë marijuane, ndërsa ne dy banesat e tjera të të afërmve të tij u gjeten 55 thasë me peshë 490 kg.

 

Reklamë

Sipas policisë, ne vijim të operacionit ne rrugën nacionale Poliçan Bogove u gjeten të braktisura 133 qese me marijuanë me peshë rreth 576 kg.

 

Pas arrestimit të 56 vjecarit Islam Zylyftari policia sekuestroi tre arme zjarri, ndërsa të afërmit e tij u shpallen ne kërkim.

 

Trafikantët kishin përdorur reflektor për tharjen e lëndës narkotike.

 

Në më pak se një muaj sasia e kanabisit të sekuestruar në zonën e Beratit dhe Skraparit arrin në 6 tonë, ndërsa në të gjithë vendin shkon në total 30 ton.

Më shumë video

Reklamë