Në kohën e karantinës së koronavirusit, Hollanda ka treguar interes të madh për të mbrojtur mirëqenien seksuale të qytetarëve të saj duke miratuar udhëzime të veçanta për rregullimin e marrëdhënieve. Për të përmbushur nevojat e të gjithëve, Instituti i Shëndetësisë mendoi gjithashtu për beqarët, duke sugjeruar që ata të gjejnë vetë një “seksbuddy”, domethënë një “partner shtrati” të qëndrueshëm për të kapërcyer periudhën në të cilën do të jetë e nevojshme për të mbajtur distancat sociale.

Që nga 23 Marsi Hollanda është përballur me një bllokim jo aq të madh sa vendte e tjera europiane, sidomos Italia. Që nga fillimi i karantinës, çdo familje mund të ftonte deri në tre persona në shtëpinë e tyre në një kohë, me kusht që ata të mbanin 1.5 metra larg.

Si në shumë vende të tjera, edhe në Hollandë rregulli në fjalë fillimisht përjashtoi marrëdhëniet “jozyrtare”.

Pas një artikulli që u botua në gazetën Het Parool i cili e përkufizoi seksin si një “të drejtë njerëzore dhe jo një luks apo një zënkë”, debati u ndez dhe u përfshi këtu edhe Instituti Hollandez i Shëndetit, institucion që gjeti një zgjidhje të vecante.

Dhe kështu, tani, në rrethin e kufizuar të “të afërmve” të autorizuar, është shtuar mundësia e një të ftuari të veçantë, i cili mund të kapërcejë distancën: një “seksbuddy” (d.m.th. “një partner i shtratit”) ose edhe një “mik i përkëdhelur” . Ky rregull u nis me qëllimin për të “ëmbëlsuar” karantinën për ata që janë beqarë dhe vuajnë nga ideja e një bllokimi pa përkëdhelje dhe kontakte seksuale.

Sidoqoftë, intimiteti përfshin rreziqe që duhen menaxhuar dhe polemikat në lidhje me propozimin e Institutit të Shëndetit për të ashtëquajturin “miqtë e shtratit” kanë mbërritur menjëherë. Një zëdhënës i Institutit, gjithsesi sqaroi:

“Ne kemi dekurajuar beqarët që të mos bëjnë seks, por kjo akoma ndodh në realitet. Është krejt normale që një beqar dëshiron të ketë kontakt fizik, por është jashtëzakonisht e rëndësishme të minimizohet rreziku i infektimit. Në realitet Instituti i Shëndetit në Holandë sugjeroi beqarët që të gjejnë një partner të qëndrueshëm “./ Burimi: Tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *