Me një miliarder për 80,000 qytetarë dhe asete mesatare prej 460,000 franga zvicerane për banor, Zvicra konsiderohet ndërkombëtarisht si një nga destinacionet kryesore për super të pasurit.

Sipas një raporti të Credit Suisse, në vitin 2020 Zvicra renditet si vendi me pasurinë më të lartë për frymë, me rreth 800,000 milionerë në një popullsi prej më pak se nëntë milionë banorë. Në dekadën 2000-2019, pasuria për qytetar u rrit me 53%.

Sipas CNBC, në vitin 2022, vendi ishte shtëpia e 110 miliarderëve, me një pasuri totale prej 338 miliardë, duke lënë pas shtete të tjera të pasura, si Arabia Saudite, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, Zvicra ka një sistem tatimor preferencial të trashëgimisë që e bën më të lehtë për super të pasurit të mbajnë dhe të kalojnë pasurinë e tyre.

Pasuria e vendit nuk është vetëm për shkak të sektorit bankar. Industria dhe inovacioni përbëjnë bazën e ekonomisë zvicerane. Pavarësisht mungesës së burimeve natyrore, industrializimi i hershëm e vendosi atë në një pozitë të privilegjuar.

Industria farmaceutike, gurët e çmuar, prodhimi i kimikateve dhe makinerive kontribuan ndjeshëm në prosperitetin e saj. Stabiliteti politik dhe neutraliteti i Zvicrës kontribuojnë gjithashtu në suksesin ekonomik./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *