E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sekretari i Mbrojtjes amerikane dorëhiqet nga administrata Trump

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Jim Mattis I ka paraqitur një letër presidentit Donald Trump ku njoftuar dorëheqjen e tij.

 

Reklamë

Lajmin e njoftoi vetë presidenti amerikan Donald Trump në Tëitter, I cili u shpreh se gjenerali do të dalë në pension në fund të shkurtit.

 

Presidenti Trump krahas njoftimit të lajmit ka shprehur gjithashtu falenderime për punën e gjeneralit duke theksuar se emri I ri që do të zërë vendin e Mattis do të zgjidhet së shpejti.

 

Dorëheqja e Sekretarit të Mbrojtes Jim Mattis erdhi një ditë pas njoftimit të bërë nga ana e presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikanë nga Siria.

 

Në letrën e tij, gjenerali Mattis nënkuptonte gjithashtu se largimi i tij ishte shkaktuar nga dallimet e politikave që kishte me Trump.

 

Ndërkohë, dorëheqja e Mattis është parë me shqetësim edhe nga radhët e republikanëve të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qëndrimeve të presidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë