Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një takimi përmbyllës për vitin që po lëmë pas me përfaqësues të sistemit bankar u ndal te lufta ndaj inflacionit.

Gjatë fjalës së tij Sejko tha se nuk e kemi fituar ende luftën ndaj inflacionit, duke sinjalizuar duke paralajmëruar edhe rritje të normave të interesit.

Së pari, më lejoni të ritheksoj se niveli ende i lartë i inflacionit mund të kërkojë reagime të mëtejshme të politikës monetare. Nëse do të jetë i nevojshëm, ky reagim duhet të kuptohet drejt nga ju dhe nuk duhet të përbëjë surprizë në aktivitetin tuaj. Së dyti, kreditë me probleme duhet të mbeten një sinjal i rëndësishëm paralajmërues për të gjitha bankat. Banka e Shqipërisë paralajmëroi vitin e kaluar se rritja e kostos së kredive mbart rrezikun e rritjes së kredive me probleme, për sa kohë që aftësia paguese e kredimarrësve nuk është rritur në mënyrë proporcionale me rritjen e çmimeve. Menaxhimi në faza të hershme i problemeve të kredimarrësve mbetet kyçi për shmangien e akumulimit të portofoleve problematike, që paralizojnë procesin kreditues”, deklaroi Sejko.

Ndërkohë Guvernatori Sejko u ndal edhe te rreziku që vjen nga tregu i pasurive të patundshme.

Në këtë kuadër duhet konsideruar edhe rreziku që mund të vijë nga ekspozimi ndaj pasurive të patundshme, qoftë nëpërmjet financimit direkt apo akumulimit të lartë të kolateraleve nga kjo kategori. Banka e Shqipërisë, për të siguruar krijimin e rezervave të duhura për mbulimin e këtij rreziku, ka prezantuar ndryshimet rregullative që kërkojnë mbajtjen e një sasie kapitali më të lartë për financimin spekulativ të pasurive të paluajtshme, të cilat kanë hyrë në fuqi në fillim të këtij viti. Gjithashtu, në fillim të tetorit 2023, u miratua rregullorja “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet në pasuritë e paluajtshme”, sipas së cilës bankat do të fillojnë raportimin e standardizuar të këtyre ekspozimeve për pasuritë e paluajtshme rezidenciale në muajin mars 2024. Presim nga bankat një zbatim rigoroz dhe interpretim sa më korrekt të dispozitave të mësipërme”, tha Sejko në vijim të fjalës së tij.

Duke u nisur dhe nga sulmet kibernetike që ka patur mbi disa institucione të rëndësishme të vednit, Guvernatori Sejko kërkoi më shumë kujdes nga sistemi banker.

Edhe pse sistemet bankare nuk kanë shfaqëur probleme deri më sot, pasi ato janë të mbrojtura, siguria mbetet gjithmonë e rëndësishme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *