Në pesë vitet e fundit agjentët e futbollit kanë vënë pasuri sheikësh

 

Nuk janë vetëm futbollistët të cilët përfitojnë nga shifrat e çmendura të paguara nga klubet. Një raport i fundit i UEFA-s tregon se në 5 vitet e fundit, menaxherët e futbollistëve janë bërë pasanikë nga komisionet e marra.

 

Në pesë vite, shifra që ata kanë futur në xhep është 2.5 miliardë paund nga klubet për lojtarët e blerë, me të vërtetë e jashtëzakonshme nga transaksionet, që prej vitit 2013.

 

Kjo do të thotë 13% komisione në totalin e shpenzimeve për blerje, të cilat kapin shifrën e 19 miliardë paundëve në periodën 2013-2017.

 

Ky raport ka habitur edhe institucionin numër 1 të futbollit evropian, që nuk e kishte menduar se këta ndërmjetës mund të fitonin një pasuri të tillë vetëm duke transferuar lojtarë nga njëri klub në tjetrin.

 

UEFA arriti në përfundimin se në 32 transferime me rëndësi në vitet e fundit, aty ku kostoja e kalimit ishte të paktën 1 milionë euro, tarifa e paguar menaxherit i cili i mor me marrëveshjen ishte të paktën po aq sa vlera e transferimit.

 

“Përgjatë 2 mijë transferimeve të kontrolluara, komisionet e menaxherëve variuan nga 12-13% por me luhatje domethënëse. Komisioni normal për akorde të vogla për më pak se 100 mijë euro ishte 40%, kurse kur bëhej fjalë për transferime nga 5 milionë euro dhe plus atëherë vlera e komisionit shkonte në 9%”, shkruhej në raportin e përpiluar nga departamenti i inteligjencës në UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *