E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 minuta më parë
Politikë

Seanca për Vetingun, përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Ka përfunduar Konferenca e Kryetarëve e mbledhur pasditen e sotme pa prezencën e opozitës, ku u diskutua mbi seancën e jashtëzakonshme plenare për Vetingun.

 

Kuvendi mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e komisioneve ad hoc për vettingun.

 

Reklamë

Dy projektvendimet që do diskutohen janë: Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

 

Projektvendimi “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

Vazhdo të lexosh

Reklamë