Kronikë
Seanca për Saimir Tahirin, Gjykata tërhiqet për vendimin

Ka përfunduar pas 7 orësh séance paraprake për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjykata është tërhequr për vendim ndërsa prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dërgimin e çështjes në gjyq.
Ndërkohë që Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga gjykata kalimin e çështjes për gjykim, ndërsa mbrojtja e 4 të hetuarve, përfshi edhe Saimir Tahirin kërkuan pushimin e çështjes, pasi nuk ka prova.
Burimet thonë se Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kanë kërkuar nga gjykata pushimin e çështjes, por nëse vendos ndryshe, kërkojnë gjykim të shkurtuar.




