E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Seanca për “Metamorfozën” në Apel, të arrestuarit kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë

Ka nisur në Apelin e Posaçëm shqyrtimi i kërkesës së 6 të arrestuarve nga operacioni “Metamorfoza”. Ish-drejtori i Operacionales, Oltian Bistri, biznesmeni Pëllumb gGjoka dhe ish prokurori i Kukesit, Xhevahir Lita kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.

 

Në qeli janë edhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe Edmond Preka. Ndërsa vijon kërkimi per 9 persona të tjerë pjesë e kësaj dosje, mes tyre Ervis Martinaj dhe Behar Bajri.

 

Te arrestuarit akuzohen per nje seri ngjarjesh të rënda kriminale. Ato u zbardhen falë zberthimit nga agjensitë e huaja ligjzbatuse të aplikacioneve ku anëtarët e grupit të strukturuar kriminal komunikonin mes tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë