Serbia është e gatshme të negociojë me Kosovën për të arritur një kompromis që do t’i japë fund “konfliktit të ngrirë”. Deklarata vjen nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, i cili paraqiti për herë të parë në Parlament, një raport për mosmarrëveshjet me Prishtinën.

 

“Dialogu është korniza e vetme e mundshme, derisa të arrihet një kompromis me shqiptarët. Ata nuk janë gati për të përmbushur atë, për të cilën është rënë dakord. Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them: nuk e di. Fuqitë perëndimore nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe ato do të pajtohen për një Kosovë të pavarur me çdo kusht.”

 

Por, seanca u shoqërua edhe me përplasje. Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi tha se Serbia po nenglizhon sistematikisht pakicat shqiptare.

 

“Mund të ndodhë zoti president, që, në njërin nga raundet e radhës, përballë, në tryezën e bisedimeve ta keni Saranda Bogujevcin, familjen e së cilës e kanë vrarë “Skorpionat” serbë. Njerëzorja në ju nuk do t’ju lejojë ta shikoni në sy ne menyre te qete. Publiku serb duhet ta dijë se politikanët serbë do të duhet të flasin me njerëz nga Kosova fëmijët e të cilëve i vranë.”

 

I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit serb:

 

“Ju mund të dëgjoni se ne serbët nuk kemi qenë kurrë shenjtorë ose kriminelë. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar nga ju që keni kryer krime. Ne jemi kriminelë, dhe ju jeni engjëj nga qielli? Unë e kam të vështirë ta besoj atë”

 

Ndërkohë, takimi i rradhes mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillohet në 25 korrik në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *