E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“S’doja ta vrisja! Shkatërrova dy familje”/ 32-vjeçari grek bën dy kërkesa para Prokurorisë

32-vjeçari Babis Anagnostopoulos deklaron se nuk kishte planifikuar që ta vriste bashkëshorten e tij, Caroline.

 

Reklamë

Ndërsa kërkoi falje për krimin e kryer, piloti i paraqiti një kërkesë hetuesit që të kryejë një ekspertizë për kamerën që u gjet brenda shtëpisë, për të verifikuar se kur është hequr karta e memories. I akuzuari pretendon se karta nga kamera u hoq rreth tre orë para se të ndodhte krimi.

 

Po ashtu, ai kërkoi që të ftohen si dëshmitarë miq dhe familjë të çiftit, në mënyrë që të flasin për marrëdhënien që ai kishte me 20-vjeçaren. Kjo kërkesë është bërë për të mbështetur pretendimin se ai kishte një marrëdhënie shumë të mirë me të bashkëshorten e  tij.

 

Më tej, ai pohoi se përmes aktit të rëndë ai shkatërroi dy familje, si dhe të ardhmen e fëmijës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë