Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehet se eshte në favor të anëtarësimit të Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Por kancelari kerkon ndryshimin e formules se votimit nga vendet anetare per pranimin e shteteve te reja ne Union.
OLAF SCHOLZ
KANCELARI GJERMAN
BE-ja duhet ta bëjë veten të përshtatshme për zgjerimin e ardhshëm nga 27 në 30 apo edhe 36 vende duke marrë më shumë vendime me shumicë votash, në vend që të kërkojë unanimitet për të gjitha çështjet që në të kaluarën i ka lejuar shtetet anëtare individuale të vënë veton ndaj vendimeve kryesore.
Scholz shtoi se pushtimi rus i Ukrainës ishte një thirrje zgjimi për BE-në që të ndryshojë mënyrën se si merr vendime. Ai sugjeroi lejimin e vendimeve të shumicës për çështje të ngutshme si sanksionet ose politikat e të drejtave të njeriut.
OLAF SCHOLZ
KANCELARI GJERMAN
Duhet të kujtojmë se betimi për besnikëri ndaj parimit të unanimitet funksionon vetëm për aq kohë sa presioni për të vepruar është i ulët.
Kancelari gjerman gjithashtu propozoi krijimin e një sistemi të ri të mbrojtjes ajrore në Evropë. Të gjëjtën gje e kerkoi me heret edhe presidenti francez emanuel Makron.
OLAF SCHOLZ
KANCELARI GJERMAN
Çdo përçarje mes nesh, çdo dobësi, është gërmadha e Putinit. Ne duhet të mbyllim radhët, të zgjidhim konfliktet e vjetra dhe të gjejmë zgjidhje të reja. Ne kemi nevojë për një plan loje, për një strategji për Evropën deri në 2030.
Scholz vuri në dukje se blloku duhet të kapërcejë tensionet e gjata midis anëtarëve të tij për çështjet të ndryshme.