Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 February 2026
Vizion fokus

Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun, ja si votuan gjyqtarët

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla...

Sulm në një xhami në Pakistan, 31 të vrarë

Pas rrjeteve sociale, Macron do të kërkojë edhe ndalimin...

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të...

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Ndërkombëtarët presin rrëzimin e...

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare...

Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas...

Stuhia “Leonardo” godet gadishullin Iberik, kërkohet shtyrja e zgjedhjeve...

BE bën gati paketën e 20-të të sanksioneve kundër...

Schmidt në OKB: Bosnja është në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

6 Maj 21:06

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje, theksoi se vendi ndodhet në një “krizë politike, por jo edhe të sigurisë”, dhe se “nuk ka rrezik për luftë”.

Megjithatë, ai theksoi se situata në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit nuk ka qenë kurrë më e keqe dhe se gjithçka nisi pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodikut, çka u përdor nga autoritetet e Republikës Sërpska si justifikim për hapa drejt “de facto shkëputjes”, përfshirë nismën për hartimin e një Kushtetute të re për entitetin serb.

“Kjo është kulmimi i politikave që janë zbatuar prej kohësh, për të cilat kam paralajmëruar edhe në raportet e mia të mëparshme”, tha Schmidt.

Ai shtoi se situata ekonomike po përmirësohet lehtësisht, por se vendi ndodhet në një krizë të thellë demografike. Marrëveshja e paqes e Dejtonit, sipas tij, mbetet themeli mbi të cilin mund të ndërtohet e ardhmja e Bosnje e Hercegovinës.

Megjithatë, ai nënvizoi se kjo nuk nënkupton se nuk mund të diskutohen amendamente dhe ndryshime të nevojshme në Kushtetutën shtetërore (e cila është pjesë e Marrëveshjes së Dejtonit).

Schmidt shtoi se, para 30 vjetësh kur përfundoi lufta në Bosnje, “askush nuk e kishte menduar se bashkësia ndërkombëtare do të ishte ende kaq e nevojshme edhe sot”.

Duke e përmbyllur fjalimin, ai u bëri thirrje liderëve të vendit të vazhdojnë rrugën drejt integrimeve evropiane, ndërsa bashkësinë ndërkombëtare e ftoi të vazhdojë mbështetjen për vendin dhe qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, në mënyrë që ata “të mos harrohen”.

Nga ana tjetër, kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, deklaroi se Republika Sërpska nuk po e minon Marrëveshjen e Dejtonit, por po e mbështet atë.

Ajo theksoi se po i drejtohej Këshillit të Sigurimit si përfaqësuese e zgjedhur me vota nga Republika Sërpska dhe përsëriti qëndrimin e njohur të këtij entiteti se dëshirojnë rikthimin te “versioni origjinal” i Marrëveshjes së Dejtonit.

Cvijanoviq mbrojti ligjet e miratuara në mënyrë antikushtetuese në entitetin serb, duke i quajtur “jo provokime, por përgjigje legjitime ndaj shkeljeve të vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare”.

Ajo tha se “rivendosja” e Bosnjës është hapi i ardhshëm logjik për të shmangur krizat, dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të votojë zyrtarisht për Schmidtin – dhe, nëse ai nuk ka mbështetje, të caktohet një kandidat tjetër për përfaqësues të Lart.

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, John Kelley, deklaroi se SHBA-të mbeten të përkushtuara ndaj stabilitetit në Bosnje dhe ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.

“U bëjmë thirrje liderëve të shtrensionojnë situatën dhe të shmangin veprime që mund të nxisin paqëndrueshmëri apo dhunë në vend”, tha Kelley.

Ai shtoi se SHBA “kundërshton çdo përpjekje për shkëputje apo retorikë destabilizuese, dhe si shumica në këtë tryezë, mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnje e Hercegovinës”.

Në fund, ai përshëndeti rolin e misionit EUFOR Althea dhe theksoi rëndësinë e përfaqësuesit të Lartë në mbështetjen e komponentit civil të Marrëveshjes së Dejtonit.

Përfaqësuesi rus në OKB, Vasily Nebenzya, në fjalën e tij akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se po përpiqet të ndryshojë arkitekturën e brendshme të vendit dhe të krijojë një shtet unitar.

Ai i cilësoi përpjekjet për ta arrestuar Dodikun si “provokim”, duke përdorur një retorikë të ngjashme me atë të autoriteteve në Republikën Sërpska, megjithëse bëhet fjalë për një vendim të gjykatës shtetërore në procedurë të rregullt.

Karen Pierce, e dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, paralajmëroi në Këshillin e Sigurimit se Dodik përbën kërcënimin më të madh për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
#vizionplustv Bosnja OKB

Nga e njëjta kategori

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

më shumë...

Sulm në një xhami në Pakistan, 31 të vrarë

më shumë...

Pas rrjeteve sociale, Macron do të kërkojë edhe ndalimin e videolojërave për fëmijët

më shumë...

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market, edhe aty dështon

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:22

Shtatë ushqime që konsiderohen mrekulli për shëndetin

10:17

Në mëngjes apo në mbrëmje, ja kur...

9:49

Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun, ja si...

9:29

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime...

9:22

Universi ka një surprizë! Këto shenja të...

9:13

Këto shenja horoskopi nuk duan të jenë...

9:00

Sulm në një xhami në Pakistan, 31...

8:53

Pas rrjeteve sociale, Macron do të kërkojë...

8:30

E keni ditur gabim! Pse nuk duhet...

8:16

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër...

8:01

Këto shenja Horoskopi do të marrin lajme...

7:44

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Ndërkombëtarët presin...

7:39

Një person tenton të grabisë filialin e...

7:29

Moldavia dënon tre persona për planifikim të...

7:09

Stuhia “Leonardo” godet gadishullin Iberik, kërkohet shtyrja...

6:55

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet...

6:24

BE bën gati paketën e 20-të të...

6:16

SHBA akuzon Kinën për test bërthamor të...

6:02

Mbetjet e rrezikshme të ‘Kurum’, jepen masat...

6:02

Gjuha serbe përçan Malin e Zi!

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makina ndahet në dy pje...
  • Pas largimit të Shkëlqim Hajdarit, ish deputeti i PD emërohe...
  • Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun, ja si votuan gjyqta...
  • “Motra ime është e sëmurë”, 22-vjeçari telefonoi...
  • Skandal në hotelet kineze/ Momentet intime të çifteve u tran...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.