Policia ka dhënë detaje për kokainën e kapur sot në Portin e Durrësit, në një konteiner bananesh, ardhur nga Ekuadori.

 

Ka përfunduar në pranga Barjon Gumeni, menaxheri i firmës ku do mbërrinte kontenieri dhe është shpallur në kërkim administratori i saj, E. D., 50 vjeç.

 

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e motorit të frigoriferit u gjetën 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë 11 kg e 675 gr.

 

Droga u zbulua pas dyshimeve të ngritura nga policia kufitare, e cila gjatë kontrollit në skaner konstatoi se konteineri kishte modifikime në pjesë të ndryshme të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *