Kronikë
Sarandioti kapet duke transportuar 96 kg marijuanë në Igumenicë

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke këtë të martë pasi është kapur duke transportuar një sasi marijuane mes dy vendeve.
Më konkretisht droga u gjet në Igumenice, e futur ne 3 canta të mëdha të cilat në total peshonin 96 kg.
Shtetasi i arrestuar në kufirin greko-shqiptar mësohet se është Lisandër Osmani, 33-vjeç nga fshati Shales i Sarandës.




