E shtunë, 31 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Saranda çel sezonin turistik

Saranda ka çelur sezonin turistik me festen e midhjes, e cila tashme është shndërruar ne nje tradite per qytetin bregdetar.

 

Reklamë

I pranishëm ne aktivitetet e zhvilluara ne Ksamil, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se festat e traditës do të shtrihen përgjatë gjithë sezonit, për t’u dhënë mundësi turistëve që krahas natyrës, ata të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare.

 

Reklamë

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit shtoi se shumë shpejt do të fillojë edhe projekti “Smile Albania” për t’u ofruar turistëve të huaj, 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe rikthyer në Shqipëri.

 

Kryetarja e Bashkisë, Floriana Koka mbështeti idenë e ministrit Klosi për të risjellë edhe gjatë verës festën e Midhjes, produktit më të famshëm të zonës.

 

Ndërsa ministri Gjiknuri u shpreh se janë të gjitha premisat për një sezon të mrekullueshëm turistik.

 

Ministrat Klosi dhe Gjiknuri së bashku me kryebashkiaken e Sarandës, prenë shiritin e Festës së Midhjes, dhe më pas vizituan panairin me gatime të ndryshme të midhjes, të njohur ndryshe si mbretëresha e liqenit të Butrintit.

Më shumë video

Reklamë