Samsung hodhi në treg GVR-in e ri me telekomandë të mundësuar nga Oculus, e cila është kompania e parë që ka prodhuar një prototip te tille për lojra, por jo vetëm.

 

Pulti e bën më të lehtë për konsumatorët të përjetojnë eksperiencat e Gear VR.

 

 

Për një lojë optimale dhe komoditet, telekomanda përmban një dizajn të lakuar, duke ofruar kontroll të përshtatshëm me një dorë dhe ndërveprim më të mirë me lëvizje minimale të kokës për një përvojë të rehatshme për përdoruesin.

 

 

Butonat “Home”, “Volume” dhe “Back”, të vendosura në telekomandë i japin përdoruesit çdo gjë që ata kanë nevojë në një mënyrë shumë të lehtë që të mund të mbajnë fokusin e tyre në përmbajtjen tre dimensionale.

 

 

VR me telekomandë zgjeron ekosistemin tonë të VR për të ndihmuar konsumatorët të angazhohen dhe përfshihen në përmbajtjen e VR – pavarësisht nëse kjo është lojë ose video.

 

Gear VR me telekomandë ofron lente 42mm me 101-shkallë FOV dhe korrigjim të shtrembërimeve me teknologji të avancuar për të minimizuar lëvizjet e avashta. Samsung Gear VR me telekomandë do të përballojë edhe USB mikro edhe USB me portë të tipit C me një konvertim në kuti. Përveç kësaj, Gear VR do të ketë një rrip në kufje për të mbajtur telekomandën, kur nuk është në përdorim

 

Edicioni i fundit i Samsung Gear VR është në përputhje me Galaxy S7, S7 edge, Note5, S6 edge +, S6 dhe S6 edge

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *