Në 1/8-at e Champions League-ës, Sevilla e fitoi 2-1 ndeshjen e parë kundër Leicester City-it, por ambienti andaluz nuk e ka shijuar si duhet këtë rezultat. Si trajneri Jorge Sampaoli, ashtu edhe lojtarët kanë rrëfyer njëfarë zhgënjimi nga mungesa e konkretizimeve përpara portës, por edhe mungesën e fatit.

 

“Ishim superior si për sa i përket volumit të lojës, ashtu edhe për sa i përket rasteve të krijuara. Patëm plot 10 raste për gol, por nuk i shfrytëzuam si duhet, madje humbëm një penallti” – tha Sampaoli pas ndeshjes. Trajneri argjentinas vuajti pezullimin e marrë në sfidën me Juventusin, dhe për këtë nuk ishte pranë lojtarëve në stol, duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna. Por gjithsesi sipas tij, lojtarët vepruan mirë në fushë edhe pse në tërësi ata meritonin më shumë.

 

“Them se Sevillas i takonte të merrte dicka më shumë nga kjo sfidë, Leicester bëri pak dhe mori shumë” – tha argjentinasi, i cili shtoi se për andaluzët triumfi në Champions League-ë është një ëndërr e madhe. Ndërkohë një fije zhgënjimi pati edhe Mariano, i cili i shtoi analizës së trajnerit të tij edhe mungesën e fatit. “Futbolli s’u tregua i drejtë me Sevillan. Ne ishim më të zotët në fushë. Dominuam në gjithcka. Por na mungoi dhe fati.

 

Përvec penalltisë, goditëm edhe dy herë shtyllën. Ishte një ters që uroj të mos na penalizojë në sfidën e kthimit” – tha 30-vjecari brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *