E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Samiti, NATO bëhet pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS

Ilustrim · Vizion Plus

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri z. Edi Rama, në përbërje të të cilit ishin dhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe ai i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati, morën pjesë në Samitin e vendeve anëtare të NATO-s, i cili u mbajt në Bruksel.

 

Gjatë punimeve të këtij Samiti, i cili u zhvillua në selinë e re të NATO-s, liderët e Aleancës morën vendime të rëndësishme për luftën ndaj terrorizmit dhe një ndarje më të drejtë të përgjegjësive mes vendeve anëtare.

 

Në Samit, NATO vendosi të bëhet pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, ku Shqipëria merr pjesë që prej krijimit të tij. Gjatë punimeve të këtij Samiti, kryeministri Rama pati një takim me homologun e tij grek Alexis Tsipras.

 

Dy kryeministrat nënvizuan natyrën dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe rolin e miqësisë mes të dy popujve si urë paqeje e stabiliteti në mbarëvajtjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.

 

Gjithashtu kryeministri Rama dhe ministrat Kodheli e Bushati patën takime informale me homologët e tyre, me të cilët diskutuan çështje të rëndësisë reciproke dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh