Subscribe

Pas samitit të Procesit të Berlinit, kancelari Olaf Scholz, kryetarja e KE, Ursula von Der Leyen dhe kryeministri Edi Rama po mbajnë një konferencë për mediat.

 

Gjatë fjalës së tij kancelari gjermani përgëzoi vendet e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e marrëveshjeve mes tyre.

 

 

Scholz shprehu mbështetjen e Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për krizën energjitike.

 

 

“Tregohet serioziteti i 6 vendeve për vlerat e Ballkanit Perëndimor. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve. Sa i përket energjisë, një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar për të punuar më ngushtë në mënyrë që të arrihet synimi për vitin 2030.

Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështëtim me çdo kusht përballimin me krizën e energjtike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Për këto duhet të punojmë të gjthë së bashku, samitet kanë treguar që ne kemi frymë bashkëpunimi. Gjermania mbështet këtë proces, ashtu sikurse edhe BE dhe komisioni evropian.’ – tha Scholz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *