“Samiti i NATO-s në Tiranë”, Berisha replikon virtualisht me Ramën: Do ta organizojë ai që e anëtarësoi Shqipërinë në Aleancë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme në konferencën e fundvitit me gazetarët njoftoi se në vitin 2027 Shqipëria do të presë samitin e NATO-s në Tiranë. Rama bëri me dije se në Shqipëri do të mblidhen të gjithë liderët e NATO-s dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Nga ana tjetër, në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha ka replikur virtualisht me kreun e qeverisë Edi Rama. Kreu i PD thotë se samiti do të organizohet nga Berisha pasi gjatë qeverisjes së tij, vendi u anëtarësua në NATO.
Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s
Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo./vizionplus.tv




