Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga samiti i Komunitetit Politik Europian, në Kopenhagen të Danimarkës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ndihet krenar për Shqipërinë.
Rama iu bashkua 27 liderëve të BE-së, si dhe 22 përfaqësuesve të vendeve të tjera, përfshirë dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Sot në Samitin e Komunitetit Politik Europian, në Kopenhagen, Danimarkë.
Krenar për Shqipërinë”, shkruan kryeministri Rama.
Samiti në Danimarkë ka në fokus forcimin e Ukrainës, situatën e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.
/vizionplus.tv





