Subscribe

Kancelaria gjermane Angela Merkel së bashku me presidentin francez Emmanule Macon, do të presin në Berlin presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj, presidenti serb Aleksandar Vuçiç bashkë me kryeministren Ana Bërnabiç si dhe kryeministrin Edi Rama.

 

Një ditë para takimit, presidenti Thaçi me anë të një postimi në facebook, u shpreh se prêt gjetjen e mundësive për rinisjen e dialogut.

 

“Takimi i Berlinit nuk do të sjellë një proces të ri, por do të kërkohen mundësi për zgjidhjen e problemeve, duke marrë shembull marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë. Në takim theks i veçantë do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor”

 

Thaçi shkruan më tej se shpreson që kancelarja gjermane dhe presidenti francez Macron, të mbështesin liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë si të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe kontinentit. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës.”

 

Gjatë samitit Thaçi do të kërkoje edhe dënimin e gjenocidit të shtetit të Serbisë në Kosovë, në vitet 1998-1999.

 

Për kancelaren gjermane samiti i Berlinit për Ballkanin është i një rëndësie të veçantë. Ndërsa për presidentin Vuçiç, Berlini dhe Parisi mund të ushtrojnë presion mbi vendin e tij për të njohur Kosovën. Për këtë ai zhvilloi një takim me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin kinez Xi Jinping në Pekin, për të marrë mbështetjen e dy fuqive botërore.

 

Samiti i Berlinit do te jete takimi i parë i nivelit të lartë qe nga pezullimi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit pas vendosjes se taksës 100 perqind ndaj mallrave serbe nga qeveria e Haradinajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *