Subscribe

Bashkimi Europian ka shtuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, duke miratuar plane konkrete për rritje ekonomike të vendeve. Por bashkë me paratë vjen dhe përgjegjësia. Ekspertë të fushës  thonë se samiti i kësaj të hëne për vendet e Ballkanit perëndimor shoqërohet me një lajm pozitiv.

 

Ky është një lajm i mirë sepse ne kemi tashmë metodologjinë e BE, qeverisjen e mirë të BE, ekspertët saj, audituesit apo dhe prokurorët e BE,  për të verifikuar këto fonde. Kjo është një nga arritjet e mëdha që sjell plani i Von Der Leyen, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për të gjithë Ballkanin u shpreh Ardian Hacka nga forumi i ndërlidhshmërisë së Tiranës

 

Por çfarë ndodh nëse abuzohet me fondet e Bashkimit Europian?

 

Kur pala shqiptare i argumenton BE-së se si i ka shpenzuar këto grante, nëpërmjet auditeve ekspertë të BE shkojnë në terren dhe nëse gjejnë probleme apo shkelje i kërkon qeverisë ti kthejë lekët mbrapsht. Nëse nuk ja kthen, atëherë këto të fonde i mbahen nga transferim të tjera.

 

Por përgjegjësia për të marrë fondet rritet edhe më tej, pasi do të jetë zotësia e çdo shteti që do të duhet të hartojë projekte cilësore në mënyrë që të marrë fondet e përcaktuara, të cilat do të jenë specifike për secilin vend.

 

Pika e parë e këtij plani është se linja buxhetore do të jetë e specifikuar për vendet. Shqipëria do të këtë fondet e veta, Serbia po ashtu etj. Me fondet IPA 3 paratë I shkonin Ballkanit të tërësi. Ndërsa me planin e ri, fondet janë specifike. Nëse qeveria do të jetë e suksesshme në bërjen projekteve do të marrë më shumë fonde, pra çdo gjë do të varet nga cilësia e projekteve që do të paraqes.  

 

Një ditë më parë, presidentja e komisionit europian, Ursula Von der Leyen tha se në varësi të reformave që do të ndërmarrë qeveria shqiptare, ekonomia mund të dyfishohet në vitet në vijim, nga mbështetjen që do të përfitojë nga BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *