Subscribe

Me 6 Dhjetor në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor. Për këtë evinement që është historik për Shqipërinë siç e quajti kryeministri Edi Rama një ditë më parë, ka folur edhe ambasadorja e BE, Christiane Hohmann.

 

Nga Korça ajo ka thënë  Samiti që do të mbahet në Tiranë tregon rëndësinë e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

“Në fakt është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor organizohet jashtë BE dhe vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo tregon dhe rëndësinë që ka për ne i gjithë rajoni dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Edhe puna që do të bëjnë këto vende drejt BE dhe për faktin që në Shqipëri do të vijnë në 6 dhjetor liderët e të gjithë vendeve.

 

Ju mund të dini se rreth 10 ditë më parë, KE ka botuar raportin vjetor për të gjithë vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë. Është raport që përfshin gjendjen e vendit. Për të gjithë ata që janë të interesuar, në raport një pjesë e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit. Raporti është i qartë sa i përket konsolidimit dhe për të luftuar cështje si lufta kundër korrupsionit”, tha Hohmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *