Nga Polonia, kryeministri Edi Rama ka folur mbi zhvillimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor.

 

Rama tha para mediave se në samit ka pasur shumë diskutime intensive, të cilat sipas tij, synojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe atë të BE.

 

“Nuk është samit për lajme, por për punë dhe për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në tërësi në rajon, të marrëdhënieve shtetërore në rajon dhe të raportit të rajonit si i tërë. Pas diskutimesh shumë intensive, interesante, të hapura, është me shumë rëndësi që procesi i Berlinit është një proces që konsolidohet vit pas viti, pa diskutim edhe arritjet nuk janë pak, por më e rëndësishme është se ajo që është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ajo që është lënë pas. Ne kemi vetëm një rrugë, forcimin e BE. Në këtë aspekt BE, Gjermania, por edhe Franca së fundi, janë në mbështetje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *