E mërkurë, 30 Shtator 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Samit për abuzimet e klerikëve, Papa kërkon të heq “njollën” që turpëron kishën

Papa Francesku çeli sot samitin e jashtëzakonshëm 3 ditor në Vatikan mbi çështjen e abuzimit seksual ndaj të miturve brenda kishës katolike.

 

Reklamë

Në samit marrin pjesë peshkopët nga e gjithë bota dhe zyrtarë të lartë të Vatikanit.

 

Ky organizim është një përpjekje për të eliminuar nje njolle te hershme që ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e kishës me besimtaret.

 

Ndërkohë të mbijetuar të abuzimit seksual nga klerikët katolikë, u takuan me zyrtarë të Vatikanit për të ndarë pikëpamjet e tyre se si duhet trajtuar kjo çështje tepër delikate.

 

Papa Francesku njoftoi mbajtjen e këtij samiti si një thirrje për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe për abuzimet seksualë të së kaluarës nga priftërinjtë. Pjesa me e madhe viktimave te abuzimeve kane qene femije.

Vazhdo të lexosh

Reklamë