Hamdi Salihi vazhdon të jetë protagonist në Austri me skuadrën e tij Neustadt. Sulmuesi shkodran shënoi një tjetër gol në javën e 5 te ligës së parë austriake në fitoren 0 me 3 ne transferte që ekipi i tij arriti kundër Floridsdorfer Vien. Ish-sulmuesi i kombëtares shënoi golin me 11-metersh në minutën e fundit të pjesës, një ekzekutim i tipit Panenka, që nuk është i pari në karrierën e tij.

 

Më pas në pjesën ë dytë Neustad shënoi edhe dy gola të tjerë, duke vulosur një fitore që e mban në vendin e parë në renditje me 15 pikë, 5 fitore ne 5 ndeshje. Nje ecuri befasuese edhe për vetë drejtuesit e skuadrës austriake. Ndihme në këto rezultate ka dhënë edhe Salihi, i cili ka shënuar deri tani 4 gola ne 5 jave.

 

Në Poloni, Armando Sadiku pas golit të shënuar në mesjave ne kupë, e ka nisur nga stoli takimin e javës së 5 në kampionat që skuadra e tij Legia e Varshaves fitoi 3 me 1 në shtëpi kundër Piast Glivice. Të zotët e  shtëpisë shënua në pjesën e parë me anë të Nagy, ndërsa në minutën e 58 Sadiku u fut në fushë në vend të sulmuesit tjetër Chukvu.

 

Sulmuesi kuqezi goditi një shtylle përpara se shoku i tij i skuadrës Mazhinski të dyfishonte shifrat në minutën e  78. Por pak sekonda më vonë Sadiku ishte sërish protagonist pasi përftoi nga një gabim i miqve, duke rikuperuar një top dhe u tregua altruist duke dhënë një asisit për shokun  e tij Guiherme, i cili trefishoi shifrat dhe megjithe golin e pësuar në vend, Legia e Varshaves mori një fitore që e ngjiti në 7 pikë në vendin e 6.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *